“Fluturon” çmimi i naftës në tregun amerikan, kaq dollarë kushton një fuçi

Çmimet e naftës në tregun amerikan kanë shënuar një rritje të shpejtë, duke iu afruar sërish kufirit prej 100 dollarësh për fuçi, ndërsa situata në Ngushticën e Hormuzit mbetet e paqartë pavarësisht armëpushimit me Iranin. Lloji referencë amerikan, West Texas Intermediate (WTI), është rritur me rreth 5.5%, duke arritur në 99.61 dollarë për fuçi në…

Bota

09/04/2026 16:29

Çmimet e naftës në tregun amerikan kanë shënuar një rritje të shpejtë, duke iu afruar sërish kufirit prej 100 dollarësh për fuçi, ndërsa situata në Ngushticën e Hormuzit mbetet e paqartë pavarësisht armëpushimit me Iranin.

Lloji referencë amerikan, West Texas Intermediate (WTI), është rritur me rreth 5.5%, duke arritur në 99.61 dollarë për fuçi në tregtimet më të fundit, transmeton lajmi.net.

Gjatë orëve të mëngjesit të së enjtes, çmimi madje preku edhe nivelin prej 100.29 dollarësh për fuçi, duke hyrë përkohësisht në zonën treshifrore për herë të parë që pas njoftimit të armëpushimit.

Kjo lëvizje vjen menjëherë pas një rënieje të fortë të regjistruar një ditë më parë, kur kontratat e naftës në SHBA humbën 16% të vlerës, ose 18.54 dollarë për fuçi.

Sipas të dhënave historike, kjo përbën rënien më të madhe ditore në terma dollarësh që nga fillimi i tregtimit të këtyre kontratave në vitin 1983, si dhe një nga rëniet më të thella në përqindje që prej periudhës së pandemisë së vitit 2020./lajmi.net/