U padit për shpifje, shpallet i pafajshëm Flamur Noka

Flamur Noka është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me akuzën për shpifje. Vendimi u mor sot nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj, pas shqyrtimit të padisë së paraqitur nga Gjergji Vishkulli, raporton A2CNN. Ky i fundit kishte kërkuar nga…

Lajme

08/04/2026 20:39

Flamur Noka është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me akuzën për shpifje.

Vendimi u mor sot nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj, pas shqyrtimit të padisë së paraqitur nga Gjergji Vishkulli, raporton A2CNN.

Ky i fundit kishte kërkuar nga gjykata deklarimin fajtor të Nokës, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, për një denoncim publik të bërë në rrjetin social Facebook.