Çeku pret në takim ambasadoren e Finlandës, flasin për projekte të përbashkëta në arsim
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen. Gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit përmes projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira. “Gjatë takimit, ministri Çeku vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme…
Lajme
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.
Gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit përmes projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira.
“Gjatë takimit, ministri Çeku vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme që Finlanda i ka ofruar Kosovës në avancimin e sistemit arsimor dhe në forcimin e kapaciteteve institucionale. Ai theksoi se përvoja finlandeze përbën një model të rëndësishëm për zhvillimin e politikave arsimore, veçanërisht në aspektin e cilësisë në mësimdhënie. Ministri Çeku dhe ambasadorja Laaksonen ritheksuan përkushtimin e ndërsjellë për të thelluar partneritetin ndërinstitucional, duke synuar krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të arsimit në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: