Të shtëna në Stamboll pranë konsullatës izraelite, forcat e sigurisë vrasin tre persona (VIDEO)

Një incident me armë zjarri është raportuar të martën në Stamboll, pranë ndërtesës ku më parë ndodhej konsullata izraelite, sipas një dëshmitari për Reuters. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e njohur Beşiktaş, ndërsa ende mbetet e paqartë nëse objekti diplomatik ishte objektivi i sulmit, raportojnë mediat turke dhe The Jerusalem Post, transmeton lajmi.net. Burime nga…

Bota

07/04/2026 13:19

Një incident me armë zjarri është raportuar të martën në Stamboll, pranë ndërtesës ku më parë ndodhej konsullata izraelite, sipas një dëshmitari për Reuters.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e njohur Beşiktaş, ndërsa ende mbetet e paqartë nëse objekti diplomatik ishte objektivi i sulmit, raportojnë mediat turke dhe The Jerusalem Post, transmeton lajmi.net.

Burime nga komuniteti lokal i kanë thënë The Jerusalem Post se konsullata izraelite ka qenë e mbyllur prej rreth dy vitesh dhe besohet se nuk përdoret aktualisht nga personeli diplomatik.

Ndërkohë, raportimet fillestare në rrjetet sociale sugjerojnë për persona të lënduar. Mediat turke, përfshirë NTV dhe CNN Türk, bëjnë të ditur se forcat e sigurisë kanë neutralizuar të paktën tre persona të dyshuar gjatë ndërhyrjes./lajmi.net/