Sot afati i fundit për Iranin, mund të “eliminohet brenda një nate”
Derisa afati i caktuar nga Trump po mbaron, ushtria izraelite lëshoi një paralajmërim për iranianët duke thënë se “prania e qytetarëve në trena dhe pranë linjave hekurudhore rrezikon jetën tuaj”. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani mund të “eliminohet brenda një nate”, që “mund” të jetë e marta – një afat që ai…
Bota
Derisa afati i caktuar nga Trump po mbaron, ushtria izraelite lëshoi një paralajmërim për iranianët duke thënë se “prania e qytetarëve në trena dhe pranë linjave hekurudhore rrezikon jetën tuaj”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani mund të “eliminohet brenda një nate”, që “mund” të jetë e marta – një afat që ai i vendosi Iranit për të rihapur Ngushticën e Hormuzit. Ai nuk tha nëse lufta po mbaron, duke e quajtur atë një “periudhë kritike” që varet nga veprimet e Iranit.
Trump përsëriti kërcënimet për të goditur urat dhe termocentralet e Iranit , duke pretenduar se populli iranian do të ishte “i gatshëm të vuante” nëse përfundimisht do të siguronte lirinë e tij. Teherani paralajmëroi se pasojat e sulmeve të tilla do të shtrihen përtej rajonit .
Më herët të hënën, Trump e quajti një propozim të hartuar nga vendet që punonin për të zbatuar armëpushimin 45-ditor një “hap të rëndësishëm”, por “jo mjaftueshëm të mirë”. Irani e hodhi poshtë propozimin dhe bëri thirrje për një fund të përhershëm të luftës, sipas medias shtetërore iraniane, shkruan CNN.
Zëvendësministri i rinisë dhe sporteve i Iranit u bëri thirrje të rinjve të formojnë një “zinxhir njerëzor” rreth termocentraleve të vendit, pas kërcënimeve të Presidentit Donald Trump se SHBA-të do të bombardojnë infrastrukturën publike të Iranit nëse nuk e rihap Ngushticën e Hormuzit.