Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së

Presidenti ShBA-së, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë “shumë alternativa” në vazhdën e konfliktit, duke theksuar se Uashingtoni mund të tërhiqet në çdo moment, por synimi mbetet përfundimi i operacionit. “Ne mund të largohemi tani dhe atyre do t’u duhen 15 vite për të rindërtuar atë që kishin. Mund të largohemi, por…

Bota

06/04/2026 18:35

Presidenti ShBA-së, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë “shumë alternativa” në vazhdën e konfliktit, duke theksuar se Uashingtoni mund të tërhiqet në çdo moment, por synimi mbetet përfundimi i operacionit.

“Ne mund të largohemi tani dhe atyre do t’u duhen 15 vite për të rindërtuar atë që kishin. Mund të largohemi, por dua ta përfundojmë”, u shpreh Trump,

Trump vazhdoj duke përsëritur gjithashtu qëndrimin se Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore.

Ai shtoi se ShBA kishte dërguar armë gjatë protestave në Iran për të ndihmuar protestuesit, por sipas tij, ato përfunduan në duart e “një grupi njerëzish”, pa ofruar detaje shtesë mbi këtë çështje.

Ndërkohë, Irani ka përcjellë përgjigjen ndaj propozimit amerikan për përfundimin e luftës përmes Pakistani, duke refuzuar një armëpushim të përkohshëm dhe duke kërkuar një zgjidhje të plotë dhe afatgjatë të konfliktit.

Sipas IRNA, përgjigjja e Teheranit përfshin dhjetë pika kryesore, ndër të cilat përmenden ndalimi i plotë i luftimeve në rajon, garantimi i kalimit të sigurt në Ngushticën e Hormuzit, heqja e sanksioneve ekonomike dhe nisja e rindërtimit të zonave të prekura nga lufta.