Izraeli avancon pushtimin tokësor në jugut të Libanit
Izraeli ka intensifikuar sulmet në jug të Libanit, duke avancuar me operacion tokësor dhe duke goditur edhe Bejrutin, përfshirë zona që më parë ishin jashtë konfliktit. Të paktën katër persona u vranë në Kfar Rumman, ndërsa sulme të tjera u raportuan në disa qytete në jug të lumit Litani, raporton Al-Jazeera. Një dron goditi pranë…
Bota
Izraeli ka intensifikuar sulmet në jug të Libanit, duke avancuar me operacion tokësor dhe duke goditur edhe Bejrutin, përfshirë zona që më parë ishin jashtë konfliktit.
Të paktën katër persona u vranë në Kfar Rumman, ndërsa sulme të tjera u raportuan në disa qytete në jug të lumit Litani, raporton Al-Jazeera.
Një dron goditi pranë Spitalit Ghandour në Nabatieh al-Fawqa, duke lënë një të vrarë dhe një të plagosur.
Ushtria izraelite ka shënjestruar ura dhe rrugë, në përpjekje për të izoluar zonën. Sipas Mercy Corps, deri në 150 mijë persona rrezikojnë të mbeten pa ndihmë humanitare, ndërsa paralajmërohen pasoja të rënda afatgjata.
Sulmet vijnë pas përshkallëzimit mes Izraelit dhe Hezbollahut, i cili ka lëshuar raketa drejt veriut të Izraelit.
Ndërkohë, në Bejrut janë dhënë urdhra për evakuim dhe janë raportuar goditje të reja, përfshirë në Ain Saadeh, ku u vranë tre persona.
Mbi një milion njerëz janë zhvendosur, ndërsa të paktën 1,461 persona janë vrarë dhe mbi 4,000 janë plagosur që nga fillimi i konfliktit.