Azemi, Qeverisë: Për punëtorët e sektorit privat iu bie ndërmend veç kur vie era zgjedhje

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat Jusuf Azemi, e ka kritikuar Qeverinë për lënjen anash të këtij sektori, sidomos pas ndarjes së pagës 13-të për punëtorët e sektorit publik. Azemi në një lidhje direkte në Klan Kosova tha se deputetët e Kuvendit morën 4 mijë euro pa punuar fare. “Punëtorët e sektorit privat edhe tani…

Lajme

06/04/2026 10:39

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat Jusuf Azemi, e ka kritikuar Qeverinë për lënjen anash të këtij sektori, sidomos pas ndarjes së pagës 13-të për punëtorët e sektorit publik.

Azemi në një lidhje direkte në Klan Kosova tha se deputetët e Kuvendit morën 4 mijë euro pa punuar fare.

“Punëtorët e sektorit privat edhe tani kur po flasim marrin një pagë 292 euro, apo edhe më pak”, tha Azemi në Klan Kosova.

Ai përmendi edhe zotimin e ministrit të Financave Hekuran Murati, për ndarjen e 200 milionë euro, për çka tha se punëtorët e sektorit privat përfitojnë shumë pak, atëherë kur vie era zgjedhje.

“Sikur të mos ishte ndjerë era zgjedhje nuk do të ishte bërë edhe kjo ngjarje”, u shpreh Azemi.