Lama për zgjedhjen e presidentit: Nuk ka vullnet politik nga Albin Kurti
Ish-deputetja, Alma Lama, ka thënë që Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje iu mungon vullneti politik për të dalë nga kriza. Sipas Lamës, partia në pushtet ka mjaftueshëm vota sa për të prodhuar kriza të tilla, dhe ky po del të jetë edhe interesi i tyre. “Këto kriza zgjidhen vetëm me vullnet politik. Nëse mungon vullneti…
Lajme
Ish-deputetja, Alma Lama, ka thënë që Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje iu mungon vullneti politik për të dalë nga kriza.
Sipas Lamës, partia në pushtet ka mjaftueshëm vota sa për të prodhuar kriza të tilla, dhe ky po del të jetë edhe interesi i tyre.
“Këto kriza zgjidhen vetëm me vullnet politik. Nëse mungon vullneti politik, krizat do të vazhdojnë”, ka thënë Lama në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Nëse dikujt i intereson që të prodhojë kriza vazhdimisht, pra sepse nuk ka vullnet politik, ato do të ndodhin, sepse kemi një subjekt politik që ka mbi 51 për qind të votave, dhe e ka këtë mundësi, pra, që nëse ka dëshirë, mund të prodhojë kriza të vazhdueshme politike. Unë e shoh që, si e tillë, kriza do të vazhdojë, sepse ky është interesi i partisë në pushtet”, ka thënë Lama.