Matoshi: Shkarkimi i Abdixhikut? Punë e kryme

Analisti politik Halil Matoshi deklaroi në emisionin “Politiko” në Kanal 10 se kërkesa për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së tashmë është protokolluar, duke theksuar se nismëtarët e kishin shumicën e nevojshme për ta garantuar këtë proces. Sipas Matoshit, kjo iniciativë ishte paralajmëruar javë më parë, ndërsa akuzoi lidershipin e LDK-së se është përpjekur…

Lajme

15/07/2026 22:13

Analisti politik Halil Matoshi deklaroi në emisionin “Politiko” në Kanal 10 se kërkesa për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së tashmë është protokolluar, duke theksuar se nismëtarët e kishin shumicën e nevojshme për ta garantuar këtë proces.

Sipas Matoshit, kjo iniciativë ishte paralajmëruar javë më parë, ndërsa akuzoi lidershipin e LDK-së se është përpjekur ta minimizojë rëndësinë e saj dhe ta largojë nga vëmendja publike.

“Definitivisht e kanë shumicën, prandaj kanë garancë për ta deponuar dhe protokolluar kërkesën për Kuvend të Jashtëzakonshëm. Këtë e kemi paralajmëruar para dy javësh dhe ajo punë është e kryer. Mirëpo, lidershipi i LDK-së u mundua disi ta fusë nën tepih këtë çështje, për t’ia humbur vlerën dhe për të mos e lënë të trajtohet si lajm,” deklaroi Matoshi.

Ai shtoi se dëshiron që LDK-ja të mbetet një parti e fortë dhe afatgjatë, duke theksuar se, sipas tij, ekzistojnë përpjekje për ta dobësuar atë.

“Unë uroj që LDK-ja, me gjithë forcën, të mbetet një parti që do të zgjasë, sepse ka të interesuar për ta shpërbërë LDK-në. Ata që duan ta shpërbëjnë LDK-në janë armiq të demokracisë,” u shpreh Matoshi.