Paçarizi përshkruan rrugëtimin presidencial të Osmanit: Uniforme, jodinjitoze

Analisti Rrahman Paçarizi i ka bërë një përshkrim rrugëtimit të Vjosa Osmanit si presidente, mandati i së cilës mbaroi sot. Ai e quajti Osmanin përgjithësisht uniforme dhe kritikoi aktivitetet e saj të periudhës së fundit kur e pa që do të mund të mos vijonte më në këtë post edhe pas mandatit të parë. “Ka…

Lajme

04/04/2026 18:05

Analisti Rrahman Paçarizi i ka bërë një përshkrim rrugëtimit të Vjosa Osmanit si presidente, mandati i së cilës mbaroi sot.

Ai e quajti Osmanin përgjithësisht uniforme dhe kritikoi aktivitetet e saj të periudhës së fundit kur e pa që do të mund të mos vijonte më në këtë post edhe pas mandatit të parë.

“Ka qenë një presidente gati se uniforme me përjashtim të momenteve të saj të fundit, muajit të saj të fundit, në presidencë, kur e ardhmja e saj në këtë institucion që e deshi aq shumë u bë e paqartë, dhe për shkak të kësaj paqartësie pastaj nisi një sërë aktivitetesh, njëfarë faze të, u fut në njëfarë faze të lobimit të pazakontë për një president dinjitoz”, ka thënë Paçarizi në Klan Kosova.

“Presidentët përvese duhet të mishërojnë unitetin e popullit dhe të politikës, dhe të institucioneve të një vendi, ata duhet të jenë edhe dinjitozë, edhe dhe zonja Osmani nuk ishte në fakt e tillë pasi u aktivizua, u bë e gjallë, u përpoq t’i ushtrojë detyrat e saj herë me gabime e herë pa to”.