Behrami: Prokuroria e Gjykata e Hagës janë bërë një, shqetësuese që po pranohen prova pas fjalës përfundimtare
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, në një mbledhje të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka thënë se Prokuroria e Hagës dhe Gjykata janë në të njëjtën anë dhe se shtyrja e verdiktit për krerët e UÇK-së është “skandaloze dhe e rrezikshme”. “E kam parë me shumë shqetësim pranimin e…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, në një mbledhje të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka thënë se Prokuroria e Hagës dhe Gjykata janë në të njëjtën anë dhe se shtyrja e verdiktit për krerët e UÇK-së është “skandaloze dhe e rrezikshme”.
“E kam parë me shumë shqetësim pranimin e provave të reja edhe pas përfundimit të fjalës përfundimtare. Është precedent i rrezikshëm. Aty s’ka ndarje mes prokurorisë dhe trupit gjykues, por ata janë në të njëjtën anë. Kjo ka për qëllim shtyrjen e verdiktit që do të duhej të ndodhte brenda tre mujorit të parë”, ka thënë deputeti Behrami.