Vuçiq “ankohet te Dodiku për aleancën ushtarake Kosovë-Kroaci, Shqipëri: Po duan ta minojnë stabilitetin

Presidenti i Serbisë dhe ish-ministri i propagandës së Sllobodan Millosheviqit, Aleksander Vucic, ka njoftuar për takimin që ka pasur me ish-liderin e Republika Srpskas, seperatistin Millorad Dodik. Vuçiq ka thënë se me të kanë biseduar për çështjet e rëndësishme për popullin serb në rajon dhe se e ka njoftuar atë për aleancën ushtarake Zagreb, Prishtinë,…

Lajme

02/04/2026 15:54

Presidenti i Serbisë dhe ish-ministri i propagandës së Sllobodan Millosheviqit, Aleksander Vucic, ka njoftuar për takimin që ka pasur me ish-liderin e Republika Srpskas, seperatistin Millorad Dodik.

Vuçiq ka thënë se me të kanë biseduar për çështjet e rëndësishme për popullin serb në rajon dhe se e ka njoftuar atë për aleancën ushtarake Zagreb, Prishtinë, Tiranë, që “përpiqet për të minuar stabilitetin dhe sigurinë”.

“Ramë dakord të vazhdojmë bashkëpunimin mbi të gjitha çështjet e rëndësishme politike dhe ekonomike.Milorad Dodik më informoi rreth situatës në Republika Srpska dhe Bosnje-Hercegovinë”, ka shkruar Vuçiq.