Zemaj – Rizvanollit: Pse po i mbron Krasniqin e Berishajn që janë me aktakuza aktive – Çka të lidh ty me ta?

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka pasur një debat në Kuvendin e Kosovës me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollit. Ai i ka reaguar asaj që tha se Zemaj po flet të pavërteta në lidhje me akuzat e Nagip Krasniqit e Martin Berishajt. Zemaj ka thënë se është për të ardhur keq, kur një ministre e…

Lajme

02/04/2026 13:13

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka pasur një debat në Kuvendin e Kosovës me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollit.

Ai i ka reaguar asaj që tha se Zemaj po flet të pavërteta në lidhje me akuzat e Nagip Krasniqit e Martin Berishajt.

Zemaj ka thënë se është për të ardhur keq, kur një ministre e thotë që deputeti po thotë të pavërteta.

“Ministre ty t’u ka arrestu në vitin 2023, Nagip Krasniqi edhe hala është me aktakuzë aktive në proces gjyqësor nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të atyre tenderëve që po flasim edhe ne. Çka ka të pavërtetë këtu.  A mund ta mohosh që ka tërheq miliona Martin Berishaj dhe nuk është nën hetim. Cila është e pavërteta/ Pse e mbron një person me aktakuzë dhe thu e pavërtetë? Është në proces aktiv gjyqësor. “, ka thënë Zemaj.

Ai e ka pyetur Rizvanollin “çka të lidh ty me ta?

“Një kompani e vetme t’i ka marrë 300 milionë euro eksport të energjisë elektrike, afër 300 milionë. Gati 1 miliardë ke importu energji elektrike për tre vitet e fundit. Hajde cila është e pavërteta?Në vend se me kërku falje qytetarëve që nuk po mund ta menagjosh këtë sektor, po i marrim parasysh krizat globale, ti del thu që u thanë disa të pavërteta. Të pavërtetat i thu ti, ose mundohesh ti mbulosh disa mashtrime, keqpërdorime, hajni dhe të pavërtetat e juja”, ka thënë Zemaj. /Lajmi.net/