Kritikat për Kurtin – Haxhiu i ndal fjalën Haradinajt: Po përdorni gjuhë jo-parlamentare, uluni në vendin tuaj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ia ndali mikrofonin kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj derisa ai po i drejtohej qytetarëve në foltore në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës. Haradinaj deklaroi se Kurti doli të mashtrojë sërish. “Dua ta demaskojë këtë mashtrim në mënyrën më të keqe të mundshme”, theksoi ai. “Kolegu që foli…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ia ndali mikrofonin kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj derisa ai po i drejtohej qytetarëve në foltore në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Haradinaj deklaroi se Kurti doli të mashtrojë sërish.
“Dua ta demaskojë këtë mashtrim në mënyrën më të keqe të mundshme”, theksoi ai.
“Kolegu që foli para meje që sa vite është në pushtet. Mban përgjegjësi për çmimet, mban përgjegjësi për vjedhjet që po na ndodhin në energji, për faturat që po na vijnë. Ky dhe qeveria e tij mbani përgjegjësi dhe nuk mund të ikni kësaj”, shtoi kreu i AAK-së.
Pas fjalës së tij, Haxhiu vendosi t’ia ndërpres fjalën duke e cilësuar këtë gjuhë të Haradinajt si jo-parlamentare, ajo e urdhëroi të ulej në vend./Lajmi.net/