Mustafa kërkon masa urgjente ndaj rritjes së çmimeve në Kosovë: Qytetari detyrohet t’i numërojë centët

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka ngritur shqetësimin për rritjen e theksuar të çmimeve të derivateve në vend, duke paralajmëruar edhe për një shtrenjtim të mundshëm të energjisë elektrike. Duke folur në seancën e Kuvendi i Kosovës, Mustafa u bëri thirrje institucioneve që të reagojnë menjëherë për të menaxhuar situatën dhe për të zbutur ndikimin…

Lajme

02/04/2026 12:31

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka ngritur shqetësimin për rritjen e theksuar të çmimeve të derivateve në vend, duke paralajmëruar edhe për një shtrenjtim të mundshëm të energjisë elektrike.

Duke folur në seancën e Kuvendi i Kosovës, Mustafa u bëri thirrje institucioneve që të reagojnë menjëherë për të menaxhuar situatën dhe për të zbutur ndikimin tek qytetarët, raporton lajmi.net

“Kohëve të fundit të gjithë jemi dëshmitarë të rritjes enorme të çmimeve të derivateve, edhe një paralajmërim nga ana e ZRrE-së, që me gjasë do të kemi edhe një rritje të çmimit të energjisë që nga 1 maji. Këto rritje të çmimeve kanë një efekt zinxhiror, pra kur rritet çmimi i derivateve dhe rrymës, do të kemi rritje të çmimit të ushqimit, transportit, barnave, imputove bujqësore, veshmbathje, pra kemi efet zinxhiror të rritjes së çmimit të çdo produkti”, tha ai.

Mustafa theksoi se rritja e kostos së jetesës po rëndon ndjeshëm mbi familjet kosovare, duke përfshirë pensionistët dhe studentët.

“Çdo familje në Kosovë duhet të numërojë centët, sepse fatkeqësisht nuk arrijnë të blejnë çdo gjq që iu nevojiten në çdo kohë. Pensionistët duhet t’i numërojnë centët, sepse nuk arrijnë të blejnë barnat. Vlen kjo edhe për studentët, për çdo qytetarë”, tha Mustafa.

Ai shtoi se megjithëse Kosova nuk mund të ndikojë në çmimet ndërkombëtare, përgjegjësia e qeverisë mbetet në mbështetjen e qytetarëve përballë kësaj situate.

“Kërkojmë urgjentisht nga Qeveria të merr masa për të mbrojtur dhe përkrahur qytetarët, qoftë largim i përkohshëm i akcizës në derivate, largim ose ulje komplet e TVSH-së për një periudhe, përkrahje financiare për qytetarët, sidomos për familjet e cenuara”, tha ai./Lajmi.net/