Ardian Gjini: Kosova kurrë nuk ka pasur qeverisje të pastër të djathtë, ky model do ta bëjë kthesën që s’do të ndërrohet më

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, në emisionin “Context” në ATV, ka deklaruar se Kosova në tërë historinë e saj politike nuk është udhëhequr asnjëherë nga një qeverisje e pastër e krahut të djathtë. Ai ka shprehur bindjen e plotë se qytetarët shumë shpejt do ta kuptojnë dhe do ta prekin ndryshimin që sjell ky model…

Lajme

16/07/2026 22:09

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, në emisionin “Context” në ATV, ka deklaruar se Kosova në tërë historinë e saj politike nuk është udhëhequr asnjëherë nga një qeverisje e pastër e krahut të djathtë.

Ai ka shprehur bindjen e plotë se qytetarët shumë shpejt do ta kuptojnë dhe do ta prekin ndryshimin që sjell ky model politik.
Gjini ka sqaruar se përvojat e deritanishme kanë qenë vetëm pjesëmarrje të pjesërishme nëpër koalicione, por asnjëherë një mandat i plotë ideologjik.
“Kosova në krejt historinë e vet, kurrë nuk ka pas qeverisje të pastër të djathtë, asnjëherë. Nuk ka pas. Ka pas parti të djathta në koalicion, po unë besoj që shumë shumë shpejtë Kosova ka me e kuptu çka nënkupton qendra e djathtë, e djathta e mirë,” ka thënë ai.
Kreu i Aleancës ka dhënë një garanci të fortë se sapo vendi të eksperimentojë me këtë model të ri qeverisës, qytetarët do të kërkojnë që ai të zgjasë për një kohë shumë të gjatë.
“Kanë me pa dallimin për një kohë shumë të shkurtë. E po ju garantoj që kanë me shku shumë vjet, e s’kanë me lyp me ndërru,” ka përfunduar Ardian Gjini.