PDK kërkon që në Kuvend të votohet një draft-rezolutë për mbrojtjen e së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave të luftës
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga PDK, Vlora Çitaku ka propozuar sot në Kuvendin e Kosovës një draft-rezolutë në mbrojtje të së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave të luftës. Ajo ka thënë se sot kemi një sfidë të rrezikshme përballë nesh, përpjekjen për të shtrambëruar historinë tonë. “Ne kemidhënë një draft-propozim, mund ta diskutojmë, kërkojmë…
Lajme
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga PDK, Vlora Çitaku ka propozuar sot në Kuvendin e Kosovës një draft-rezolutë në mbrojtje të së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave të luftës.
Ajo ka thënë se sot kemi një sfidë të rrezikshme përballë nesh, përpjekjen për të shtrambëruar historinë tonë.
“Ne kemidhënë një draft-propozim, mund ta diskutojmë, kërkojmë ta fusim në rend të ditës si pikë e parë. Nuk ka kuptim që Kuvendi sot të sillet normalisht, dhe mos ta miratoj këtë rezolutë si hap i parë. Jemi të hapur për diskutim, plotësime por për PDK-në kjo është e domosdoshme të hyj në rend të ditës”, ka thënë Çitaku. /Lajmi.net/