Seanca nis duke kujtuar demonstratat e 81-tës, Haxhiu: Një nga momentet më të qarta të artikulimit politik të shqiptarëve të Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës, sot po mbahet seancë plenare me 16 pika të rendit të ditës. Kjo seancë ka nisur duke kujtuar demonstratat e vitit 1981. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se demonstratat e pranverës së vitit 1981, janë një nga momentet më të qarta të artikulimit politik të shqiptarëve të…

Lajme

02/04/2026 11:06

Në Kuvendin e Kosovës, sot po mbahet seancë plenare me 16 pika të rendit të ditës.

Kjo seancë ka nisur duke kujtuar demonstratat e vitit 1981.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se demonstratat e pranverës së vitit 1981, janë një nga momentet më të qarta të artikulimit politik të shqiptarëve të Kosovës.

“Ato nisën nga studentët si një reagim ndaj një padrejtësie, por shumë shpejtë u shndërruan në kërkesë të hapur për barazi, dinjitet dhe status politik nën parullën “Kosova Republikë”. Përballë tyre shteti reagoi me masa represive, duke konfirmuar hendekun mes kërkesës qytetare dhe strukturës së pushtetit të asaj kohe. Demonstratat e vitit 1981 shënuan një kthesë në vetëdijën shoqërore dhe në drejtimin politik të vendit, duke vendosur themelet e proceseve që do të pasonin”, ka thënë Haxhiu.

Ajo i ka kujtuar me respekt të gjithë ata që morën pjesë dhe me qëndrimin e tyre i dhanë një drejtim të ri historisë së Kosovës. /Lajmi.net/