“Dua të të ftoj për një kafe”, Brikena refuzon ftesën e Mateos: Nuk dua të vij aty

Marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos duket se nuk është më e njëjtë si më parë. Mateo vazhdon t’i shkojë pas Brikenës, por ajo vazhdon ta injorojë. Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e Big Brother VIP Albania, shihet Mateo duke e ftuar Brikenën për kafe. Në fillim, ajo i thotë: “Nesër flasim”, pa…

ShowBiz

30/03/2026 12:24

Marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos duket se nuk është më e njëjtë si më parë. Mateo vazhdon t’i shkojë pas Brikenës, por ajo vazhdon ta injorojë.

Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e Big Brother VIP Albania, shihet Mateo duke e ftuar Brikenën për kafe.

Në fillim, ajo i thotë: “Nesër flasim”, pa ditur kërkesën e Mateos, por më pas refuzon edhe kafenë.

Gjatë përpjekjeve të Mateos për të kaluar kohë së bashku, ai e fton të ulen në një vend të qetë, ndërsa ajo i përgjigjet: “Hajde te krevati”.

Mateo shprehet se nuk dëshiron të qëndrojë në mes të të gjithëve, por dëshiron të rrijë vetëm me të.

Brikena sugjeron që të dalin në oborr për të pirë kafe, por Mateo i thotë se dera është mbyllur. Më pas, Brikena largohet duke e lënë Mateon vetëm.

Në komentet e publikuara nën video, fansat e programit e kanë cilësuar Mateon si një person shumë të duruar, ndërsa disa shprehin keqardhje për mënyrën se si Brikena e trajton.