Kraki për skandalin e Gashit: Gabimet ndodhin, Gashi mbetet djal serioz dhe i dobishëm për Kosovën

Nezir Kraku, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar për skandalin e Shkëlzen Gashit me ekspozitën tashmë të tërhequr nga kryeqyteti. Ekspozita përmbante pasaktësi të pabesueshme të të dhënave, si dhe narracion serb. Por, për deputetin e Vetëendosjes, “gabimet ndodhin”, dhe “Gashi mbetet djal serioz e i dobishëm për Kosovën”. E plotë: Jam kunder linçimit qe…

Lajme

29/03/2026 22:04

Nezir Kraku, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar për skandalin e Shkëlzen Gashit me ekspozitën tashmë të tërhequr nga kryeqyteti.

Ekspozita përmbante pasaktësi të pabesueshme të të dhënave, si dhe narracion serb. Por, për deputetin e Vetëendosjes, “gabimet ndodhin”, dhe “Gashi mbetet djal serioz e i dobishëm për Kosovën”.

E plotë:

Jam kunder linçimit qe po i behet Shkelzen Gashit sepse jam i bindur qe s’ka pase asgje te qellimshme ne gabimet qe dolen.

Nuk e njoh personalisht por me sa kam pa, degju e lexu, Shkelzen Gashi nuk eshte nga ata sharlatanet qe shkencen e historine e tregojne ne menyra qesharake.

Megjithatë, ajo qe me habiti ishte arsyetimi i tij kur tha se shifrat dhe te dhenat vinin nga shoqata e Natasha Kandiqit.

U habita sepse vet Shkelzen Gashi ka deklaru se per librin e tij mbi masakrat ne Kosove kishte hulumtu çdo detaj te seciles masaker dhe kjo ia kishte marre 4-5 vite kohe.

Logjikisht, nese ke hulumtu secilen masaker ne detaje, nuk kuptohet pse duhej me u bazu ne te dhena nga Serbia? A dmth qe as hulumtimi i tij nuk mundesoi korrigjimin e gabimeve?!

Sidoqofte, me shifrat dhe me nderimin e kujteses kolektive te vuajtjeve tona duhet te merren institucionet e shtetit, jo shoqatat.

Shkelzen Gashi mbetet djal serioz dhe shume me i dobishem per Kosoven se sesa disa fylla qe lidhje s’kane as me shkence as me libra. Gabimet ndodhin.