Irani e mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit
Irani ka njoftuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, duke paralajmëruar se çdo transit përmes kësaj ngushtice do të përballet me “masa të ashpra”, sipas raportimeve të medias shtetërore. Sipas njoftimit, transporti i mallrave “nga dhe për portet e aleatëve dhe mbështetësve të armiqve izraelito-amerikanë” është i ndaluar për çdo korridor dhe destinacion, transmeton lajmi.net. Tre…
Bota
Irani ka njoftuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, duke paralajmëruar se çdo transit përmes kësaj ngushtice do të përballet me “masa të ashpra”, sipas raportimeve të medias shtetërore.
Sipas njoftimit, transporti i mallrave “nga dhe për portet e aleatëve dhe mbështetësve të armiqve izraelito-amerikanë” është i ndaluar për çdo korridor dhe destinacion, transmeton lajmi.net.
Tre anije kontejnerësh me shtetësi të ndryshme janë detyruar të kthehen pas paralajmërimeve të autoriteteve iraniane.
Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon një e pesta e naftës dhe gazit botëror, ka mbetur kryesisht e mbyllur që nga shpërthimi i konfliktit, duke rritur tensionet ndërkombëtare dhe shqetësimet për sigurimin e energjisë./lajmi.net/