Lladrovci nderon Epopenë e Dukagjinit dhe fillimin e bombardimeve të NATO-s
Me rastin e përvjetorëve të Epopesë së Dukagjinit dhe fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Lladrovci ka shkruar se “në këtë ditë, para 28 vitesh, orteku i çlirimit mori hov nga bijat e bijtë më të mirë të kombit, të prirë nga Haradinajt heroikë me Epopenë e Dukagjinit, duke dëshmuar se…
Lajme
Me rastin e përvjetorëve të Epopesë së Dukagjinit dhe fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Lladrovci ka shkruar se “në këtë ditë, para 28 vitesh, orteku i çlirimit mori hov nga bijat e bijtë më të mirë të kombit, të prirë nga Haradinajt heroikë me Epopenë e Dukagjinit, duke dëshmuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte vet liria.”.
Ai gjithashtu ka përmendur edhe bombardimet e NATO-së, duke e cilësuar 24 marsin 1999 si ditë historike dhe si një nga ditët më të gjata të jetës së tij.
Postimi i tij i plotë:
24 marsi 1998 në Gllogjan, shënon ditën e fuqizimit të besimit se Prekazi dhe Jasharajt ishin flakadan i pashuar deri në çlirimin e Kosovës.
Me bashkëluftëtarë, prijës qendror e lokal të trojeve etnike, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, vendosëm kurora me lule dhe u përkulem me nderim pranë Memorialit të dëshmorëve në Gllogjan.
Në këtë ditë, para 28 vitesh, orteku i çlirimit mori hov nga bijat e bijtë më të mirë të kombit, të prirë nga Haradinajt heroikë me Epopenë e Dukagjinit, duke dëshmuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte vet liria.
Dalëzotësit e kombit, ishin në vendin e duhur, të pamposhtur deri në fitore!
Para 27 vitesh, NATO, filloi bombardimin e caqeve ushtarake dhe makinerisë vrastare jugosllave. Masakrat e okupatorit serb u shtuan dhe nuk u ndalen, deri në çlirimin e Kosovës.
Kjo ditë historike, është ndër ditët më të gjata të jetës time, është e paharrueshme për mua dhe kontribuuesit e lirisë, për vendet demokratike të cilat e përkrahën çlirimin tonë dhe për të drejtën e popujve për të qenë të lirë.
Kujtoj emocionet e jashtëzakonshme të asaj dite duke ditur lajmin disa orë përpara se të fillonin bombardimet e NATO-s ndaj Jugosllavisë.
Rruga e çlirimit e ndjekur me mund për një shekull, ia kishte vlejtur. Për herë të parë, morëm përkrahje ndërkombëtare që na kishte munguar. Besimi ynë i patundur ndaj Amerikës, po konfirmohej.
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Nderim i përjetshëm shteteve të NATO-s të prira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!