Rama paralajmëron qytetarët: Mos hedhni mbeturina ndërtimore dhe vëllimore, ndëshkoheni

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka paralajmëruar qytetarët se hedhja e mbeturinave ndërtimore dhe vëllimore në kryeqytet është e ndaluar. Ai ka thënë se inspeksioni Komunal dhe Policia e Kryeqytetit janë të angazhuar me të gjitha kapacitetet për të luftuar hedhjen ilegale të mbeturinave në hapësirat publike. “Masat ndëshkuese për shkelësit përfshijnë: gjoba…

Lajme

24/03/2026 17:32

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka paralajmëruar qytetarët se hedhja e mbeturinave ndërtimore dhe vëllimore në kryeqytet është e ndaluar.

Ai ka thënë se inspeksioni Komunal dhe Policia e Kryeqytetit janë të angazhuar me të gjitha kapacitetet për të luftuar hedhjen ilegale të mbeturinave në hapësirat publike.

“Masat ndëshkuese për shkelësit përfshijnë:

gjoba

konfiskim të automjeteve që përdoren për transportimin dhe hedhjen ilegale të mbeturinave”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se bashkëpunimi i qytetarëve është shumë i rëndësishëm.

“Nëse shihni qytetarë ose biznese që hedhin materiale ndërtimore, sanitari, mobilje, goma, xhama apo çfarëdo mbeturinash të natyrës vëllimore dhe ndërtimore në Kryeqytet, ju lutemi ta lajmëroni Policinë ose Inspekcionin e Komunës në 038 220985”, ka thënë ai mes tjerash. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: