Hargreaves – Oravit: Keni dhënë kontribut të rëndësishëm në ndihmën ndaj Kosovës në rrugën e saj euro-atlantike

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves e ka falënderuar Aivo Orav, shefin e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, i cili u largua nga kjo detyrë. Hargreaves tha se ai dha “kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e besimit dhe në ndihmën ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik”. “Faleminderit Aivo Orav për shërbimin…

Lajme

19/03/2026 15:33

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves e ka falënderuar Aivo Orav, shefin e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, i cili u largua nga kjo detyrë.

Hargreaves tha se ai dha “kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e besimit dhe në ndihmën ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik”.

“Faleminderit Aivo Orav për shërbimin tuaj si Përfaqësues i Posaçëm i BE-së në Kosovë. Ju keni dhënë një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e besimit dhe në ndihmën ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik. Ka qenë kënaqësi të punojmë me ju për të thelluar bashkëpunimin MB-BE mbi interesat tona të përbashkëta në siguri dhe mirëqenie në Kosovë dhe në rajon”, shkroi ambasadori britanik, duke publikuar një fotografi me ambasadorët e disa vendeve kryesore perëndimore në Kosovë.