Ish-gjenerali Kastrati: Serbia është 99% në anën e Kinës dhe Rusisë
Akterë të ndryshëm të Kosovës kanë reaguar ndaj ushtrimeve të ushtarëve serbë, që Serbia i ka bërë pranë kufirit me Kosovën. Këto stërvitje, u cilësuan si provokime dhe u pretendua se njësitë e që bënin pjesë në ushtrime ishin të njëjtat që thuhet se ushtruan kryekriminelin Milan Radoiçiq. Lidhur me këtë zhvillim, në emisionin “Kosova…
Lajme
Akterë të ndryshëm të Kosovës kanë reaguar ndaj ushtrimeve të ushtarëve serbë, që Serbia i ka bërë pranë kufirit me Kosovën.
Këto stërvitje, u cilësuan si provokime dhe u pretendua se njësitë e që bënin pjesë në ushtrime ishin të njëjtat që thuhet se ushtruan kryekriminelin Milan Radoiçiq.
Lidhur me këtë zhvillim, në emisionin “Kosova Today” ish-gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati tha se aleancën mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes po e përdorë presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi.
“Serbia është 99% në anë të Kinës dhe Rusisë, këtë e ka dëshmuar. Mendoj që armatosja e Serbisë vjen për arsye se politika e saj shoviniste, nacionaliste nuk ka lëvizur nga kursi i tyre”, u shpreh Kastrati në Klan Kosova.
Ndërsa sa i përket blerjes së raketave nga Kina, Kastrati tha se kjo përbën rrezik për Kosovën.