Sorensen me zyrtarin e OKB-së flasin për zbatimin e Ligjit për të Huajt: Pres me padurim më shumë diskutime

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim me zyrtarin e lartë të Kombeve të Bashkuara, ambasadorin Jan Pierre Lacroix, ku diskutuan për zhvillimet e fundit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se me të kanë biseduar për frymën konstruktive dhe pragmatike që e ka bër…

Lajme

19/03/2026 09:09

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim me zyrtarin e lartë të Kombeve të Bashkuara, ambasadorin Jan Pierre Lacroix, ku diskutuan për zhvillimet e fundit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se me të kanë biseduar për frymën konstruktive dhe pragmatike që e ka bër të mundur marrëveshjen e fundjavës së kaluar dhe nevojën për të avancuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Për takimin me Lacroix, Sorensen ka thënë se ishte takim i mirë.

“Bisedë e mirë mbi zhvillimet e fundit në Dialog, frymën konstruktive dhe pragmatike që e bëri të mundur marrëveshjen e fundjavës së kaluar dhe nevojën për të avancuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit 2023. Pres me padurim më shumë diskutime në OKB javën e ardhshme”, ka shkruar Sorensen. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: