Takimi Kurti-Vuciq, BE: Nuk ka asgjë të re
Bashkimi Evropian nuk ka bërë të ditur se kur do të mbahet takimi i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë të cilin e paralajmëroi përfaqësuesja e lartë Kaja Kallas pas ujdisë së arritur për Ligjin për të Huajt. Në një përgjigje për RTV21, BE-ja tha se nuk ka asgjë të re sa u përket…
Lajme
Bashkimi Evropian nuk ka bërë të ditur se kur do të mbahet takimi i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë të cilin e paralajmëroi përfaqësuesja e lartë Kaja Kallas pas ujdisë së arritur për Ligjin për të Huajt.
Në një përgjigje për RTV21, BE-ja tha se nuk ka asgjë të re sa u përket këtij takimi përveç asaj çfarë ka thënë Kallas.
“Mund të konfirmojmë se nuk ka asgjë të re që mund t’ju ndajmë në këtë fazë. Përfaqësuesja e lartë ka përmendur përsëri në postimin e saj në rrjetet sociale në këtë fundjavë se është e gatshme të organizojë një takim të nivelit të lartë së shpejti”, tha BE-ja.
Të shtunën Kallas kishte deklaruar se pajtueshmëria mes Kosovës dhe BE-së për Ligjin për të Huajt dhe atë për automjete shënon një momentum të ri në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.