Miri imiton përqafimet e Mateos dhe Brikenës – Juela në rolin e kësaj të fundit
Miri, Edisa dhe Juela kanë kaluar kohë së bashku, ku nuk kanë munguar komentet dhe analizat për lojën e banorëve të tjerë në shtëpi. Gjatë bisedës së tyre, në fokus u vendosën edhe Mateo dhe Brikena, për të cilët ata ndanë mendimet e tyre lidhur me afrimitetin që shfaqin shpesh në ekran. Sipas tyre, dyshja…
ShowBiz
Miri, Edisa dhe Juela kanë kaluar kohë së bashku, ku nuk kanë munguar komentet dhe analizat për lojën e banorëve të tjerë në shtëpi.
Gjatë bisedës së tyre, në fokus u vendosën edhe Mateo dhe Brikena, për të cilët ata ndanë mendimet e tyre lidhur me afrimitetin që shfaqin shpesh në ekran.
Sipas tyre, dyshja shihen vazhdimisht të mbështetur diku dhe duke u përqafuar.
Në një moment, situata mori një kthesë më humoristike, kur Miri dhe Juela vendosën t’i imitojnë.
Ata u ngritën në këmbë dhe Miri i tha Juelës: “Ti je Brikena, s’ke nevojë të bësh asgjë, vetëm rri se je Brikena”, duke lënë të kuptohet se sipas tij, ajo nuk ka pasur shumë rol aktiv në lojë.
Më tej ai shtoi: “Mjafton të rrish drejt, asgjë mos bëj”, gjë që shkaktoi të qeshura mes tyre.
Imitimi i tyre u fokusua edhe te mënyra e përqafimit të Brikenës, e cila është komentuar shpesh edhe nga publiku, për shkak të qëndrimit të saj të veçantë – duke mos u afruar plotësisht dhe duke mbajtur një distancë të dukshme me trupin.
Në fund, Miri dhe Juela realizuan një përqafim që i ngjante shumë atij të Mateos dhe Brikenës, duke e kthyer momentin në një skenë mjaft argëtuese që nuk kaloi pa u vënë re.
View this post on Instagram