Arrestimi i Gjestit, G-Bani bën apel për autoritetet
Reperi Gjesti u përball sot me drejtësinë, pas incidentit që u raportua dy ditë më parë në zyrat e kompanisë “Onima” në Prishtinë. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa së fundmi ka ardhur edhe një qëndrim publik nga G-Bani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shprehur mbështetjen për artistin, duke…
ShowBiz
Reperi Gjesti u përball sot me drejtësinë, pas incidentit që u raportua dy ditë më parë në zyrat e kompanisë “Onima” në Prishtinë.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa së fundmi ka ardhur edhe një qëndrim publik nga G-Bani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shprehur mbështetjen për artistin, duke theksuar se sipas tij problemi nuk lidhet drejtpërdrejt me personalitetin e Gjestit, por me njerëzit që e rrethojnë dhe që nuk kanë ditur ta ndalojnë në momentet kur situata ka dalë jashtë kontrollit.
Sipas G-Banit, disa faktorë kanë ndikuar në këtë situatë, duke përmendur moshën e re të artistit, presionin e famës, si dhe gjendjen e rënduar emocionale pas humbjes së vëllait, që sipas tij mund ta kenë bërë Gjestin të reagojë në mënyrë të nxituar.
Në reagimin e tij ai shprehet gjithashtu se artisti është ndjerë i tradhtuar nga njerëz që i kishte besuar, duke thënë se “u pre në besë kur e denoncuan”. Megjithatë, G-Bani nuk heziton të pranojë se mënyra se si Gjesti zgjodhi të përballej me konfliktin ishte e gabuar.
Në fund të mesazhit të tij, ai u bën thirrje autoriteteve që të tregojnë maturi në vendimin që do të marrin. Sipas tij, Gjesti mund të marrë një mësim apo edhe një gjobë të rëndë, por nuk duhet t’i hiqet liria, pasi nuk përbën rrezik dhe një vendim i tillë do të ndikonte edhe në karrierën e tij artistike.