Haxhiu takohet me ambasadorin e Zvicrës, shpreh gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher Në lidhje me këtë takim ka njoftuar Kuvendi i Kosovës. “Gjatë bashkëbisedimit ajo theksoi marrëdhëniet e qëndrueshme dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, si dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fusha që kontribuojnë në zhvillimin demokratik dhe institucional të vendit.…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher
Në lidhje me këtë takim ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.
“Gjatë bashkëbisedimit ajo theksoi marrëdhëniet e qëndrueshme dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, si dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fusha që kontribuojnë në zhvillimin demokratik dhe institucional të vendit. Kryetarja Haxhiu vlerësoi rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: