Mbrëmje e zjarrtë në Champions League: Real Madrid–Man City kryendeshja

Emocionet e Champions League vazhdojnë edhe sonte me zhvillimin e katër ndeshjeve të fazës së 1/8 së finales. Skuadrat më të mira të këtij sezoni do të përballen në duele që pritet të sjellin spektakël dhe rivalitet të madh në fushë, transmeton lajmi.net. Vëmendja kryesore do të jetë te përballja mes Real Madridit dhe Manchester…

Sport

11/03/2026 08:28

Emocionet e Champions League vazhdojnë edhe sonte me zhvillimin e katër ndeshjeve të fazës së 1/8 së finales.

Skuadrat më të mira të këtij sezoni do të përballen në duele që pritet të sjellin spektakël dhe rivalitet të madh në fushë, transmeton lajmi.net.

Vëmendja kryesore do të jetë te përballja mes Real Madridit dhe Manchester Cityt. Dy nga favoritët për të fituar trofeun e Champions League do të takohen në stadiumin “Santiago Bernabéu”, me ndeshjen që nis nga ora 21:00.

Një tjetër duel interesant pritet të jetë ai mes kampionit në fuqi, PSG, dhe Chelseat, fitues i Kupës së Botës për Klube. Kjo ndeshje do të zhvillohet po ashtu nga ora 21:00.

Ndërkohë, programi i mbrëmjes hapet nga ora 18:45 me përballjen mes Bayer Leverkusenit dhe Arsenalit.

Ndeshja tjetër e kësaj mbrëmjeje do të zhvillohet mes Bodo/Glimt dhe Sporting Lisbonës, e cila fillon në ora 21:00./lajmi.net/