Miri zgjidhet lideri i ri i shtëpisë – dërgon në nominim Brikenën, Selin, Mateon dhe Gimbon
Armir Shahini – Miri është zgjedhur lideri i ri i shtëpisë nga televotimi që u hap në spektaklin e së martës. Ai kishte një rol të rëndësishëm për nominimin e së shtunës, duke dërguar dy çifte, të ndarë në lojën e fundit, për të shkuar në televotim. Miri dërgoi në televotim çiftin Mateo-Gimbo dhe Brikena-Selin,…
ShowBiz
Armir Shahini – Miri është zgjedhur lideri i ri i shtëpisë nga televotimi që u hap në spektaklin e së martës.
Ai kishte një rol të rëndësishëm për nominimin e së shtunës, duke dërguar dy çifte, të ndarë në lojën e fundit, për të shkuar në televotim.
Miri dërgoi në televotim çiftin Mateo-Gimbo dhe Brikena-Selin, ndërsa publiku duhet të zgjedhë se cili çift të shpëtojë.
Dy më pak të votuarit do të përballen me njëri-tjetrin se kush prej tyre do të largohet nga shtëpia.
I njëjti ka goditur këta konkurrentë, marrë parasysh edhe raportet që kanë krijuar në shtëpi.
Miri duket të ketë luftën me Selin, të cilën e kishte bashkëpunëtore në fillim të këtij edicioni.
Sido që të jetë, mbetet për t’u parë se kush nga ta në fund do të largohet nga shtëpia.
View this post on Instagram