Kurteshi para Osmanit ka treguar se Kurtit i ishte dhuruar 28 dhjetori: Sepse mërgimtarët me shumicë votojnë për VV-në

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, para presidentes Vjosa Osmani kishte treguar se data e zgjedhjeve të kaluar ishte caktuar nga VV-ja. Në një mbledhje të KQZ-së në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, ai kishte thënë se 28 dhjetorin si datë VV-ja e kishte caktuar për shkak të…

Lajme

10/03/2026 11:34

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, para presidentes Vjosa Osmani kishte treguar se data e zgjedhjeve të kaluar ishte caktuar nga VV-ja.

Në një mbledhje të KQZ-së në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, ai kishte thënë se 28 dhjetorin si datë VV-ja e kishte caktuar për shkak të mërgatës.

Para anëtarëve tjerë të KQZ-së, ai kishte thënë se mërgata e voton me shumicë VV-në.

“Na, Vetëvendosja e kemi caktu 28 dhjetorin, sepse kemi mendu që vijnë mërgimtarët, sepse mërgimtarët me shumicë votojnë për Vetëvendosjen”, kishte thënë Kurteshi.

Mbrëmë presidentja Vjosa Osmani e ka pranuar se ia kishte caktuar qëllimshëm Kurtit datën e zgjedhjeve e zgjedhjeve të kaluar më 28 dhjetor.

Në një intervistë për “TV Syri”, Osmani ka treguar se si ia kishte dhuruar Kurti këtë datë të favorshme për të.

“Pra, a ia pasna organizuar unë pas shtatorit puçin zotit Kurti, duke ia dhënë datën 28 dhjetor, a duke ia hequr masat Kosovës?”, ka deklaruar Osmani.