Ymeri: Kurti nuk do me qeverisë, por me sundu

Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj qeverisjes, duke thënë se sipas tij, Kurti nuk është i interesuar të qeverisë por të mbajë pushtetin pa kontroll të plotë institucional. Ymeri tha se Kurti synon sundimin politik, gjë që sipas tij bëhet më e lehtë kur institucionet që duhet të monitorojnë…

Lajme

09/03/2026 08:30

Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj qeverisjes, duke thënë se sipas tij, Kurti nuk është i interesuar të qeverisë por të mbajë pushtetin pa kontroll të plotë institucional.

Ymeri tha se Kurti synon sundimin politik, gjë që sipas tij bëhet më e lehtë kur institucionet që duhet të monitorojnë qeverinë nuk funksionojnë plotësisht.

“Janë disa faktorë për mendimin tem. E para është që Kurti nuk po do me qeverisë, nuk di me qeverisë sipas asaj që na e kuptojmë qeverisjen dhe politikbërjen mirëpo kjo nuk nënkupton që Kurti nuk po do pushtet. Kurti po do me sundu e sundimi i mundësohet dikujt që do me sundu vetëm duke mos pas insitucione të cilat e kanë përgjegjësu me monitoru punën e qeverisë, Kuvendi, Presidenca po ashtu ka një rol të caktuar në këtë drejtim”.

Sipas Ymerit, synimi i Kurtit është që të zgjasë sa më shumë periudhën si kryeministër në detyrë.

“Kurti mbetet kryeministër në detyrë, synimi i tij është me stërzgjat këtë periudhë me Gjykatë Kushtetuese. Dhe në këtë drejtim, për të është një situatë që ngjason me vitin e kaluar ai na e përsëriste shpesh që Kosova nuk ka Kuvend dhe Qeveri, dhe këtë e do ai, me qenë kryeministër i pakontrolluar, pa penguar. Me pas buxhetin me shpërnda buxhetin qysh tdon. Ka me i nda ka 100 euro për Bajram..Kur e ki një parti politike dhe një kryeministër që e ka të qartë ka do me shku vendi, ai ka nevojë për institucione që me ba në mënyrë të ligjshme, kur nuk e ke këtë ide, institucionet mujn me qenë pengesë. Kërkesa për llogaridhënie është pengesë”, tha ai në VV Show.