Irani emëron djalin e ish-liderit suprem si zëvendësues të tij

Djali i ish-udhëheqësit suprem të Iranit është emëruar si zëvendësues i tij, sipas mediave shtetërore. Ajatollah Ali Khamenei u vra në sulmet e para SHBA-Izrael ndaj Iranit të shtunën. Djali i tij, Mojtaba Khamenei, është një klerik 56-vjeçar që nuk ka mbajtur kurrë një post qeveritar, ka raportuar Sky news, transmeton Gazeta Express. Ai i…

Bota

08/03/2026 22:40

Djali i ish-udhëheqësit suprem të Iranit është emëruar si zëvendësues i tij, sipas mediave shtetërore.

Ajatollah Ali Khamenei u vra në sulmet e para SHBA-Izrael ndaj Iranit të shtunën.

Djali i tij, Mojtaba Khamenei, është një klerik 56-vjeçar që nuk ka mbajtur kurrë një post qeveritar, ka raportuar Sky news, transmeton Gazeta Express.

Ai i mbijetoi sulmeve ushtarake ndaj Iranit.

Udhëheqësi suprem i Iranit ka fjalën e fundit në të gjitha çështjet shtetërore.

88 anëtarët e asamblesë kanë vendosur se kush e merr rolin pas vrasjes së Khameneit.

Sipas sistemit të Iranit të vilayat-e faqih – kujdestarisë së juristit islamik – udhëheqësi suprem duhet të jetë një udhëheqës i lartë me autoritet politik dhe fetar.

Një këshill udhëheqës prej tre personash u formua për të qeverisur vendin në një bazë të përkohshme menjëherë pas vdekjes së udhëheqësit suprem.