Klubi i Karatesë “Fuati” triumfon në Kampionatin Shtetëror të Kosovës
Sot në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë u zhvillua Kampionati Shtetëror për grupmosha dhe seniorë, ku Klubi i Karatesë “Fuati” mori pjesë me tre garues në kategorinë senior. Muje Krasniqi u shpall Kampion Shtetëror në kategorinë Senior Kumite -67 kg për të dytin vit radhazi, ndërsa Yll Morina fitoi titullin Nënkampion, duke u përballur në…
Sport
Sot në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë u zhvillua Kampionati Shtetëror për grupmosha dhe seniorë, ku Klubi i Karatesë “Fuati” mori pjesë me tre garues në kategorinë senior.
Muje Krasniqi u shpall Kampion Shtetëror në kategorinë Senior Kumite -67 kg për të dytin vit radhazi, ndërsa Yll Morina fitoi titullin Nënkampion, duke u përballur në finale me Krasniqin.
Mërgim Bekteshi pati paraqitje të mirë, por nuk arriti të plasojë. Klubi falënderoi sponsorët E-Tech dhe EMS Training për mbështetjen.