Zgjedhja e presidentit nga qytetarët, Rrustemi i VV-së: Në përkrahje të këtyre amandamenteve, me këtë mënyrë eliminohen ngërçet
Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi ka bërë të ditur se Komisioni për Legjislacion që ai është pjesë, është ngarkuar nga kryetarja e Kuvendit që të shqyrtoj amendamentet kushtetuese të propozuara nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu. Në bazë të këtyre amendamenteve, parashihet që Presidenti i vendit të zgjidhet me vota të qytetarëve, transmeton lajmi.net. Rrustemi tha…
Lajme
Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi ka bërë të ditur se Komisioni për Legjislacion që ai është pjesë, është ngarkuar nga kryetarja e Kuvendit që të shqyrtoj amendamentet kushtetuese të propozuara nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu.
Në bazë të këtyre amendamenteve, parashihet që Presidenti i vendit të zgjidhet me vota të qytetarëve, transmeton lajmi.net.
Rrustemi tha se është në përkrahje të këtyre amendamenteve.
Postimi i plotë:
Sapo u ngarkuam si Komision për Legjislacion nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu për shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.
Në përkrahje të këtyre amandamenteve, me këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre./lajmi.net/