Hasani kundërshton amendamentet e Osmanit për zgjedhjen e presidentit: Duhej të vinin më herët, jo tash që nuk mori mbështetje
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj vendimit të Presidentja, Vjosa Osmani që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli dhe që amendamentet kushtetuese për këtë të kalojnë përmes Kuvendit për votim. Ai në një prononcim për Lajmi.net tha se këto amandamente duhej të vinin më herët në Kuvend për votim e…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj vendimit të Presidentja, Vjosa Osmani që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli dhe që amendamentet kushtetuese për këtë të kalojnë përmes Kuvendit për votim.
Ai në një prononcim për Lajmi.net tha se këto amandamente duhej të vinin më herët në Kuvend për votim e jo tash pasi që nuk mori mbështetje për kandidim për president.
“Unë nuk do i votoj këto amandamente në këto situata politike, pa asnjë debat publik. Këto amandamente duhej të vinin më herët në Kuvend për votim e jo tash, nga Presidentja për zgjedhje nga populli, pasi që nuk mori mbështetje për kandidim për president,” ka deklaruar Hasani për lajmi.net
Ai ka theksuar se vendimi i Presidentes për të nxjerrë amendamentet në këtë moment politik nuk është i duhur dhe kërkon diskutim publik para çdo votimi në Kuvend./Lajmi.net/