Policia në veri gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në Leposaviq

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta policore në rajonin e Veriut, ka pranuar informacion se në një shtëpi të braktisur në fshatin Jashanicë, komuna e Leposaviqit, mund të gjendeshin armë. Lidhur me këtë pas pranimit të informatës, njësitë relevante policore kanë dalë në lokacion dhe gjatë kontrollit kanë…

Lajme

05/03/2026 16:22

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta policore në rajonin e Veriut, ka pranuar informacion se në një shtëpi të braktisur në fshatin Jashanicë, komuna e Leposaviqit, mund të gjendeshin armë.

Lidhur me këtë pas pranimit të informatës, njësitë relevante policore kanë dalë në lokacion dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar:

– 1(një) pushkë karabin e tipit M48

– 1(një) armë AK-47

– 1 (një) pushk gjuetie

– 1 armë(pistoletë) CZ me dy karikator të zbrazët

– 128 fishekë të kalibrave të ndryshëm

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.