Gjendet pa shenja jete një person në Zherovnicë të Zveçanit, rasti cilësohet vdekje e dyshimtë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë të raportuar në rajonin e Mitrovicë e Veriut. Sipas policisë, më 5 mars 2026 rreth orës 13:40, stacioni policor në Zveçan ka pranuar një informatë nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare për një person pa shenja jete në fshatin Zherovnicë. Pas pranimit të njoftimit, njësitë…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë të raportuar në rajonin e Mitrovicë e Veriut.
Sipas policisë, më 5 mars 2026 rreth orës 13:40, stacioni policor në Zveçan ka pranuar një informatë nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare për një person pa shenja jete në fshatin Zherovnicë.
Pas pranimit të njoftimit, njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës në vendngjarje.
Viktima është identifikuar me inicialet D.M., i lindur në vitin 1962.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, ndërsa me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion.