Gjykata Administrative fillon punën më 5 maj

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka caktuar datën 5 maj 2026 për fillimin e punës së Gjykatës Administrative. Caktimi i kësaj date u bë në takimin e 363-të të Këshillit, të enjten. Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj tha se kjo datë është brenda afateve ligjore. Gjithashtu, Zogaj tha se gjatë kësaj periudhe do të ndërmerren…

Lajme

05/03/2026 14:14

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka caktuar datën 5 maj 2026 për fillimin e punës së Gjykatës Administrative.

Caktimi i kësaj date u bë në takimin e 363-të të Këshillit, të enjten.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj tha se kjo datë është brenda afateve ligjore.

Gjithashtu, Zogaj tha se gjatë kësaj periudhe do të ndërmerren veprime për transferim të lëndëve.

Gjykata Administrative do të jetë kompetente për shqyrtimin dhe vendosjen e të gjitha konflikteve administrative, përfshirë edhe kontestet që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës në sektorin publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.