Koci kërkon 30 nënshkrime nga deputetët që të jetë kundërkandidat i Konjufcës për President: Të shmangen zgjedhjet
Avokati Arianit Koci, ka shpallur kandidaturën e tij për President të Kosovës, pasi siç thotë ai për qëllim të shmangjes së zgjedhjeve të reja dhe bllokimin e institucioneve. Ai i ka kërkuar 30 nënshkrime të deputetëve sot, në mënyrë që të plotësohet kushti i dy kandidatëve për zgjedhjen e Presidentit. “Me vetëdije dhe vullnet të…
Lajme
Avokati Arianit Koci, ka shpallur kandidaturën e tij për President të Kosovës, pasi siç thotë ai për qëllim të shmangjes së zgjedhjeve të reja dhe bllokimin e institucioneve.
Ai i ka kërkuar 30 nënshkrime të deputetëve sot, në mënyrë që të plotësohet kushti i dy kandidatëve për zgjedhjen e Presidentit.
“Me vetëdije dhe vullnet të plotë po e bëj këtë hap, edhe pse e di se mund të më dëmtojë personalisht. Megjithatë, kjo është një iniciativë që vendi të mos hyjë përsëri në cikël zgjedhjesh dhe bllokadash institucionale. Interesi i vendit tim është mbi mua”, ka shkruar Koci në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tij:
Kosova nuk mund të mbetet vazhdimisht në cikël zgjedhjesh dhe bllokadash.
E di se nuk ka gjasa.
Por, për të shmangur zgjedhje të reja dhe bllokimin e institucioneve, po ofrohem si kundërkandidat i Glauk Konjufcës.
Mos harroni: me këtë raport të forcave, nuk besoj se edhe pas zgjedhjeve të reja do të ketë ndonjë rezultat që do ta ndryshojë esencialisht gjendjen.
Çka bëjmë nëse VV prap merr rezultat përafërsisht të njëjtë?
A duam vazhdimisht të jemi në zgjedhje?
Për ta formalizuar kandidimin duhen 30 nënshkrime deputetësh.
Prandaj, i ftoj deputetët, qoftë të pozitës apo të opozitës, të m’i japin nënshkrimet sot, në mënyrë që të plotësohet kushti i dy kandidatëve për zgjedhjen e Presidentit.
Me vetëdije dhe vullnet të plotë po e bëj këtë hap, edhe pse e di se mund të më dëmtojë personalisht.
Megjithatë, kjo është një iniciativë që vendi të mos hyjë përsëri në cikël zgjedhjesh dhe bllokadash institucionale.
Interesi i vendit tim është mbi mua.
P.S.
Askënd nuk e kam kontaktuar për t’ia kërkuar votën. As nuk e thërras.
Këtë hap po e bëj si një qytetar që nuk dëshiron ta shohë vendin e tij keq.