Nis dëshmia e Chrisopher Kelly, merret me hetime kriminalistike digjitale
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur dëshmia e Chrisopher Kelly. Ky dëshmitar punon me kohë të pjesshme për ZPS-në për të bërë hetime kriminalistike digjitale. Dëshmitari i tretë në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë tha se ka përvojë rreth 26-vjeçare në këtë fushë, raporton KosovaPress. Paraprakisht…
Lajme
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur dëshmia e Chrisopher Kelly.
Ky dëshmitar punon me kohë të pjesshme për ZPS-në për të bërë hetime kriminalistike digjitale.
Dëshmitari i tretë në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë tha se ka përvojë rreth 26-vjeçare në këtë fushë, raporton KosovaPress.
Paraprakisht ka përfunduar dëshmia e ekspertit të kriminalistikës në Institutin e Kriminalistikës në Holandë, Koen Herlaar. Dëshmia e tij ka nisur ditën e djeshme.
Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë, janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.
Prokuroria pretendon se posedon dëshmi, përfshirë audio-incizime nga Qendra e Paraburgimit në Hagë.
Edhe avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar këto pretendime, ku kanë thënë se provat e Prokurorisë nuk dëshmojnë kryerjen e veprave penale për çka akuzohen.
Hashim Thaçi dhe të tjerët akuzohen nën pretendimet se gjatë vizitave më 2023 në Hagë, të njëjtit i kanë dhënë udhëzime dhe informacione konfidenciale dëshmitarëve për gjyqin për krime lufte.