Eman Rrahmani për propozimin e Andin Hotit nga VV’ja: S’është figurë që duhet të ishte president, nuk e votoj
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, e ka quajtur si figurë partiake Andin Hotin, për të cilin u përfol si i propozuari i LVV-së për president, dhe tha se nuk e voton atë. Rrahmani në një prononcim për Gazetën Insajderi ka thënë se s’do ta votojë Hotin, sepse është anëtar i LVV’së…
Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, e ka quajtur si figurë partiake Andin Hotin, për të cilin u përfol si i propozuari i LVV-së për president, dhe tha se nuk e voton atë.
Rrahmani në një prononcim për Gazetën Insajderi ka thënë se s’do ta votojë Hotin, sepse është anëtar i LVV’së dhe mund të shfrytëzohet nga kryeministri Albin Kurti si, siç u shpreh ai, “kukull”.
“Unë personalisht jo, arsyeja që është nuk ka as përvojë as aktivitetin politik nuk e ka që mundet me përfaqësu vendin sa duhet edhe qysh duhet. Përveç tjerash, ai është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe përfaqëson Albin Kurtin. Kurti po kërkon pikërisht njerëz të tillë që vendos si kukulla dhe që i shfrytëzon për pozicione dhe për me arrit këtë që është ka don me bë, me kapë shtetin dhe me e kthy vendin në një autoritarizëm të plotë. Kështu që, njëra prej figurave që më së lehti e kish arrit këtë qëllim është pikërisht edhe propozimi i Andin Hotit, për shkak se pozicionet që i ka pasur deri tash në qeveri, nuk është as që ka pasur ndonjë pavarësie të theksuar që ka arritur ndonjë rezultat të caktuar. Për mu nuk është figurë që duhet të ishte president”, ka deklaruar ai.
Gjatë ditës u raportua edhe se Hoti ka kontaktuar disa deputetë të PDK’së për ta kërkuar votën e tij për president. Rrahmani ka thënë se s’është kontaktuar nga Hoti.