AKR për çështjen e Presidentit: Në radhët e opozitës ka shumë personalitete që i plotësojnë të gjithë parametrat kushtetues, politikë dhe profesionalë
U.d së kryetarit të AKR-së, Vesel Makolli ka dal me një reagim sa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit. Makolli në postimin e tij ka shkruar ka kërkuar nga të gjitha partitë, në veçanti nga VV, që të mendojnë të mirën e vendit dhe të merren vesh, transmeton lajmi.net. Ai tha se VV duhet…
Lajme
U.d së kryetarit të AKR-së, Vesel Makolli ka dal me një reagim sa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit.
Makolli në postimin e tij ka shkruar ka kërkuar nga të gjitha partitë, në veçanti nga VV, që të mendojnë të mirën e vendit dhe të merren vesh, transmeton lajmi.net.
Ai tha se VV duhet të bëj një lëshim dhe të bëj një marrëveshje politike.
“Në radhët e opozitës ka shumë personalitete që i plotësojnë të gjithë parametrat kushtetues, politikë dhe profesionalë”, shkroi ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
“Quo Vadis Kryeminister”
Zoti Kryeminister, shteti është mbi të gjitha, prandaj duhet të ndërmerrni veprime dhe vendime konformë nevojes dhe interesave të shtetit tonë dhe aleatëve tanë që na e sollen lirinë e pritur me shekuj.
Të gjitha partitë politike, e në veçanti partia që i ka fituar zgjedhjet me mbi 50% të votave, duhet të mendojnë për të mirën e gjithmbarshme të shtetit të Kosovës dhe të merren vesh për zgjedhjen e një figure politike për President të shtetit, e cila do t’i plotësojë kushtet e cekura me Kushtetutë dhe të ketë përvojë politike dhe institucionale, integritet të lartë moral, neutralitet institucional, kompetencë profesionale dhe aftësi diplomatike, që vepron si garantues i unitetit dhe i rendit kushtetues të shtetit.
Dy nga tri pozitat kyçe dhe më të larta të hierarkisë shtetërore udhëhiqen nga LVV, prandaj është demokratike dhe e shëndoshë për shtetin që pozita të bëjë lëshime(koncesione), duke e zgjedhur Presidentin nga opozita, gjegjësisht nga ajo parti me të cilën do të bënte marrëveshje politike qeverisëse.
Në këtë kontekst, interesi i shtetit është mbi të gjitha, prandaj duhet të lihen anash interesat partiake, individuale, klanore dhe populiste dhe të punohet ngushtë mes të gjitha subjekteve politike për gjetjen e personalitetit më adekuat për ta përfaqësuar brenda dhe jashtë shtetin tonë.
Në radhët e opozites ka shumë personalitete që i plotësojnë të gjithë parametrat kushtetues, politikë dhe profesionalë të cekur më lart, dhe çka është më e rëndësishmja, do të kishim President i cili do të garantonte neutralitet partiak dhe institucional, dhe përfaqësim dinjitoz profesional dhe kulturor në rrafshin ndërkombëtar./lajmi.net/