Ymeri: Kurti po shantazhon “ose kandidatin tim për President ose zgjedhje” – Unë nuk i nënshtrohem këtij kushti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri foli për “kushtëzim me shantazh, me kërcënim”, ndërsa komentoi në një postim në Facebook diskutimet e fundit lidhur me çështjen e Presidentit. Ajo shkroi se kjo metodë po përdoret tani nga kryeministri Albin Kurti, duke iu referuar, me gjasë, takimit të sotëm të tij me kryetarin e…

Lajme

03/03/2026 16:26

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri foli për “kushtëzim me shantazh, me kërcënim”, ndërsa komentoi në një postim në Facebook diskutimet e fundit lidhur me çështjen e Presidentit.

Ajo shkroi se kjo metodë po përdoret tani nga kryeministri Albin Kurti, duke iu referuar, me gjasë, takimit të sotëm të tij me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Shumë gjëra në Kosovë janë kushtëzu me shantazh, me kërcnim, këtë e dëgjojmë edhe jashtë sallave të Gjykatave po tash Kosova ka arrit që Kryeministri përdor këtë metodë edhe për zgjedhje të Presidentit. Ose Kandidati im partiak ose zgjedhje. Ose Pushtet 100% Kurti & Co. ose Zgjedhje”, shkroi ajo.

Ymeri thotë se ajo s’do t’i “nënshtrohet” këtij “kushti”.

“Megjithatë, jo vec unë që s’do i nënshtrohëm këtij kushti, po vota pro ose kundër sa për kuorum nga një deputet të opozitës të cilës do parti për kandidat të partiak të pushtetit është vrasje e demokracisë edhe e lirisë në vendimmarrje”, shkroi ajo.

“As Glauk Konjufca as asnjë numër tjetër serik i partise (ksisoj i ka paraqitur Kurti), nuk duhet të marr postin e Presidentit”, shtoi deputetja.

Kurti dhe Abdixhiku u takuan sot për herë të tretë për të diskutuar për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

Grupi parlamentar i LDK-së mbajti një mbledhje pas këtij takimi ku u raportua se Kurti e ka prezantuar idenë e tij për ta propozuar Konjufcën për President.