Muxhahedinët reagojnë për lajmet e sulmit raketor iranian në Shqipëri
Lajmet e publikuara së fundmi nga Irani për mundësinë e një sulmi me raketa ndaj Ashraf 3 dhe mbulimi i tyre në disa media shqiptare janë cilësuar nga Muxhahedinët si propagandë e orkestruar nga regjimi iranian. Sipas reagimit të tyre nëpërmjet zëdhënësit Shahriar Kia, thuhet se kjo po bëhet për qëllime të qarta që krijojnë…
Lajme
Lajmet e publikuara së fundmi nga Irani për mundësinë e një sulmi me raketa ndaj Ashraf 3 dhe mbulimi i tyre në disa media shqiptare janë cilësuar nga Muxhahedinët si propagandë e orkestruar nga regjimi iranian.
Sipas reagimit të tyre nëpërmjet zëdhënësit Shahriar Kia, thuhet se kjo po bëhet për qëllime të qarta që krijojnë një lufte psikologjike, me qëllim krijimin e shqetësimit dhe kaosit në Shqipëri, për të ndjekur interesat e regjimit iranian.
Muxhahedinët theksojnë se këto pretendime nuk kanë bazë dhe nuk bazohet në asnjë fakt. Ata shtojnë se kjo luftë propagande po kryhet në koordinim të ngushtë midis regjimit iranian dhe agjentëve të tij lokalë në Shqipëri, me qëllim rritjen e rezonancës dhe përhapjes së lajmit sa më shumë të jetë e mundur.
Gjithashtu, Muxhahedinët bëjnë të qartë se raketat e regjimit iranian nuk kanë kapacitetin teknik për të arritur në Shqipëri.