Policia publikon fotografinë e një të dyshuari për “Kanosje” dhe “Sulm” në Gjakovë, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar dhe ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e tij, në kuadër të një procedure hetimore që po zhvillohet me autorizim nga Prokurori i Shtetit. Sipas njoftimit, i dyshuari më 12 tetor 2025, në një qendër tregtare në Gjakovë, dyshohet se ka…

Lajme

03/03/2026 13:47

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar dhe ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e tij, në kuadër të një procedure hetimore që po zhvillohet me autorizim nga Prokurori i Shtetit.

Sipas njoftimit, i dyshuari më 12 tetor 2025, në një qendër tregtare në Gjakovë, dyshohet se ka kryer veprat penale “Kanosje” dhe “Sulm”. Pavarësisht angazhimeve dhe veprimeve të ndërmarra deri më tani nga organet e rendit, identiteti i tij ende nuk është arritur të zbulohet, transmeton lajmi.net.

Me qëllim të rritjes së efikasitetit të hetimeve, Policia ka vendosur të publikojë fotografinë e të dyshuarit dhe fton të gjithë qytetarët që, nëse posedojnë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e tij, të kontaktojnë autoritetet.

Qytetarët mund të ofrojnë informacione përmes numrit emergjent 192, në stacionin më të afërt policor ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected].

Policia e Kosovës ka garantuar se të gjitha informacionet e pranuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi./lajmi.net/