Dy raste të ngacmimit në Prishtinë, të dyshuarit përfundojnë në Polici

Dy raste të ngacmimit janë rapotuar në rajonin e Prishtinës. Në lidhje me rastin e parë, dje janë intervistuar dy të dyshuar pasi të njëjtit dyshohet se e kishin ngacmuar viktimën mashkull kosovar, raporton lajmi.net. “Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. Derisa…

Lajme

03/03/2026 09:21

Dy raste të ngacmimit janë rapotuar në rajonin e Prishtinës.

Në lidhje me rastin e parë, dje janë intervistuar dy të dyshuar pasi të njëjtit dyshohet se e kishin ngacmuar viktimën mashkull kosovar, raporton lajmi.net.

“Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Derisa rasti i dytë kishte ndodhur më 12 janar 2023, por tek dje është siguruar prezenca e të dyshuarës femër e cila ishte në kërkim policor.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/